Skuadra amerikane e basketbollit Portland Trail Blazers gjeti një surprizë të pakëndshme në dhomat e zhveshjes së AT&T Center para humbjes 114-97 ndaj San Antonio Spurs në gjysmëfinalen e dytë të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Thomas Robinson zbuloi në dollapin e tij një gjarpër në momentin kur po fuste atletet dhe shokët e tij të skuadrës thonë që ai u hodh gati 2 metra nga frika.
“U tremba shumë, nuk kam pse gënjej. Gjarpërinj kisha parë vetëm në Discovery Channel”, tha Robinson.
Ndërsa Will Barton tha se të gjithë lojtarët e Portlandit ishin duke qëndruar “të qetë mbi karriket e tyre”, derisa “trajnerët trima e larguan gjarprin nga dhomat e zhveshjes”.
Ky nuk është incidenti i parë me kafshë në AT&T Center. Në vitin 2009, një ndeshje e San Antonio Spurs u ndërpre nga një lakuriq nate derisa Manu Ginobili e goditi me shuplakë në ajër dhe e largoi nga parketi.
Top Channel