Paul Ramsay, një ndër njerëzit më të pasur në Australi, ka dhuruar të
gjithë pasurinë e tij për bamirësi. 78-vjeçari, i cili u nda nga jeta
pak ditë më parë, kishte krijuar një kompani private të sigurimeve
shëndetësore “Ramsay Health Care”.

Llogariten rreth 3,7 miliardë dollarë, që do t’i kalojnë këtij fondacioni. Ende nuk është saktësuar se çfarë do të mbështesë kjo organizatë bamirësie, por me këtë shumë parash ajo pritet të jetë më e pasura në Australi. Ramsay nuk ishte i martuar e as nuk kishte fëmijë.

***

Dy motra binjake janë bashkuar pas 78 vitesh. Ann Hunt dhe Elizabeth Hames kanë lindur në Aldershot, në vitin 1936, e nuk ishin parë që nga koha kur kishin lindur. Nëna e tyre ishte një grua e pamartuar dhe, në pamundësi për t’i mbajtur ato, i kishte dhënë për adoptim. Ndërkohë, libri i rekordeve “Guinness”, ka konfirmuar se 78-vjeçaret janë rasti i binjakeve, që kanë qëndruar më shumë vite ndarazi nga njëra-tjetra.

***

Universitetit i Longwood i ka bërë një surprizë të bukur babait të një studenteje. Ai ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe, me shumë mundësi, nuk mund të jetojë deri ditën kur vajza e tij do të diplomohej. Që e gjithë familja të kishte një kujtim të paharrueshëm, kolegji 175-vjeçar i realizoi ceremoninë e diplomimit në shtëpi studentes së tyre, Brittany Inge.

***

Një dentist, që u rikthen buzëqeshjen viktimave të krimit të urrejtjes. Dr. Gary Cash, nga Michigani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë i njohur për shkak se ofron shërbime dentare falas për njerëzit, që bien prè e dhunës për shkak të urrejtjes racore.

Top Channel