Drejtuesit e PD-së, përmes votës

09/05/2014 00:00

Pas rreth një muaji, partia demokratike do te kete mbaruar analizen per
shkaqet e humbjes se zgjedhjeve dhe do te kete votuar per drejtuesit e
opozites ne baze.

Per kryetarin e partise demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte ne analizen e nje grupseksioni ne Durres, vota eshte i vetmi pushtet qe do te funksionoje per zgjedhjen e drejtuesve te rinj ne çdo nivel te organizimit te partise. 

Sipas udhezimit, çdokush qe permbush kriteret do te mund te kandidoje dhe nuk do te kete asnje seleksionim te kandidateve.  Kete gje e theksoi edhe kreu i Partise Demokratike, per te cilin eshte e rendesishme qe drejtuesit e degeve dhe delegatët të dalin nga vota e lirë e anëtarësise.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë të preferuar të kryetarit apo të dikujt tjetër në këtë proces. Pushteti është i votës së anëtarëve të PD, ndaj edhe synimi ynë është të zgjedhim me votë më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit, më të ndershmit. PD nuk është parti e dikujt, nuk është parti e disave, është partia e të gjithë demokratëve. Çdo demokrat është pjesë e kësaj partie, ka aksionet e veta në këtë parti, çdo demokrat ka një votë në këtë proces, pavarësisht se çfarë pozicioni ka apo do të ketë në strukturat e PD”, tha Basha.

Per kreun e opozites procesi i ringritjes se Partise Demokratike pas humbjes se rende te 23 qershorit nepermjet nje gare te hapur dhe te qyteteruar eshte rruga me e mire per te kthyer besimin e shqiptareve tek Partia Demokratike.

Top Channel