Parlamenti hapi të enjten procedurën e plotësimit të katër vendeve vakantë tek AMA, mes të cilëve edhe për kryetarin.
Kjo shkaktoi debate mes deputeteve pasi opozita e cileson kete si të paligjshme dhe përpjekje për të futur në kontroll mediat.Nderkohe qe mazhoranca theksoi se ketu nuk flitet per emra por per te zgjidhur ne rruge ligjore ngerçin e ketij institucioni.
Genc Pollo: Sipas një ligji të votuar në këtë këtë sallë, sipas një gërme të tij që përcakton shumë qartë që mandatet si të kryetarit të AMA-s, si të anëtarëve të tjerë skadojnë në periudhat e caktuara, pra në vitet 2015, 2016
Alfred Peza: Ne nuk bëjmë betejë për emra, ne bëjmë betejë me ligje dhe nga shtatori i vitit 2012, mandati i kryetarit të AMA-s është vakant.
Pollo: Këshillat që i citoni shpesh cka i quani rekomandime të BE-së,të organizatave ndërkombëtare si OSBE që me shkrim është shprehur, në letra drejtuar mazhorancës dhe opzoitës, që ndryshime të tilla duhen bërë me kujdes, në konsensus me opozitën. Ndërprerja e mandateve të orghaneve rregullatore, sapo vjen një maxhorancë e re është një tregues i qartë i degradimit të pavarësisë së institucionit dhe për pasojë i degradimit të lirisë së medias.
Peza: Opozita ka shndrruar në kauzë çështjen e vendit të punës së një personi, të cilën e morën vetë në qafë, sepse kur ishit në maxhorancë, kishit 8 vjet kohë që në shtatorin e vitit 2012, i kishit kartonat për t’i dhënë asaj zonje mandatin e anëtarit të AMA-s dhe për rrjedhojë ajo sot të ishte edhe në funksionin e kryetarit të AMA-s.
Top Channel