Më tërheqjen e forcave të NATO-s, që përfundon në fund të këtij viti, afganët kanë nevojë për më shumë mbështetje në përpjekje për t’u mbrojtur nga militantët ekstremistë, talebanët.

Dhe mbështetja vjen…nga hapësira. Në një video të postuar në internet pretendohet se është filmuar një objekt i paidentifikuar fluturues (UFO) gjatë një sulmi mbi një kamp taleban në Afganistan.

Filmimi është kryer nga ushtarët amerikanë që ndodhen ende me mision në Afganistan. Në pamje duket një objekt fluturues trekëndor që i afrohet ngadalë bazës së talebanëve. Në një moment në pjesën fundore të mjetit fluturues regjistrohen disa shkëndija e më pas…buuum. Në tokë disa shpërthime të fuqishme pasojnë njëra-tjetrën dhe brenda pak sekondash kampi taleban shndërrohet në pluhur.

Besohet se filmimi është kryer në muajin mars, kur forcat amerikane ndërmorën një sërë operacionesh kundër militantëve.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel