Arsimi i lartë, dilemat e pedagogëve

08/05/2014 00:00

Drafti për reformën e arsimit të lartë, i cili sapo ka nisur të
diskutohet në universitete, po shikohet me skepticizëm nga pedagogët në
disa pika të tij.

Pedagogia Dhurata Shehri mendon se skema e financimit, por edhe krijimi i disa bordeve menaxheresh ndikon direkt ne cënimin e autonomisë së qeverisjes së universitetit publik.

“Universitetet publike do të kenë financime nga buxheti i shtetit, nga të ardhurat e studentëve dhe nga financues privatë, donatorë privatë, të cilët në varësi të përqindjes së financimit do të kenë edhe prani të tyre edhe në bordet e administrimit të universitetit. Pra, do të kemi një bord, i cili në pjesën më të madhe do të ketë financues që zgjidhen nga shteti, të cilët do të kontrollojnë thuajse tërësisht financat e universitetit. Kontrolli është i dykahshëm, si në nivel financiar, ashtu edhe në nivel të kërkimit shkencor dhe nga ana tjetër do të jetë edhe në nivel të mësimdhënies”, thotë Shehri.

“Do të ketë shumë struktura paralele, të cilat në shoqërinë tonë e vështirësojnë menaxhimin e universiteteve dhe nuk e lehtësojnë atë”, thotë pedagogia, Klodiana Beshku.  
 
Zonja Shehri thekson se Komisioni per Reformen e Arsimit te Larte ka propozuar qe kerkimi shkencor te rritet ne 30 % dhe fondet te menaxhohen direkt nga departamentet, por pergjegjes per administrimin e tyre do te jete nje menaxher i caktuar nga bordi.

“Do të thotë që një menaxher, i cili nuk ka lidhje me punë akamedike, do të vendosë se cilët do të jenë anëtarët e një komisioni, që do t’i zgjedhë ai vetë, se cila do të jenë punësimet më të reja në departament. Në rastin më të mirë do të kemi një punësim subjektiv, të bazuar jo në kritere shkencore, pasi edhe zgjedhja e anëtarëve nuk bëhet nga një individ që merr vesh nga puna shkencore”, thotë Shehri.

Pedagoget shprehen se rritja e tarifave studentore me 10-fish jane te paperballueshme per studentet, ndaj duhet te tregohet mjaft kujdes ne kete pike.

Por, sipas perfaqesuesve te Komisionit per Arsimin e Larte, vendimmarrja per stafin akademik dhe jo vetem eshte detyrimisht pergjegjesi e Departamentit, dekanit apo rektorit. Percaktimi i kuotave, por edhe i tarifave do te jete pergjegjei e universitetit, por ata do te zbatojne nje maksimun tarife per student te percaktuar nga Qeveria, çka mund te perfshije edhe ulje tarifash per programe te caktuara.
Komisioni sqaron se perberja e bordeve do te jete e lire dhe shumicen në perfaqesim do ta kete universiteti.

Top Channel