Olimpiada Ballkanike e Matematikës

07/05/2014 00:00

Në Olimpiadën e Matematikës që u zhvillua në Bullgari nxënësit shqiptarë kanë dalë me 2 medalje bronzi dhe 3 nderi.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë pedagogu, Adrian Naço i cili në një lidhje telefonike në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” ka folur për suksesin e arritur nga përfaqësuesit e vendit tonë.

Adrian Naço: Ndoshta nuk ka shumë informacion për këtë aktivitet, njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në vite. Mund të them se ky aktivitet për ekipin shqiptar shënon një rritje sepse është hera e parë që ka një përfaqësim dhe një rezultat kaq të lartë në këtë olimpiadë.

Pandi Gjata: Si ka qenë shkalla e vështirësisë?


Adrian Naço:
Mund të them që ndoshta nuk ishte një olimpiadë e niveleve më të larta, por edhe jo më e ulët se herë të tjera.  Mënyra se si bëhet shpërndarja e medaljeve varet nga sasie e pjesëmarrësve në olimpiadë, shkalla e vështirësisë nuk ndikon fare në rezultate.

Pandi Gjata: Cilët ishin ata që konkuruan me studentët shqiptarë?

Adrian Naço:
Këtë vit ballkaniada ka pasur konkurencë shumë të lartë. Vendi parë është marrë nga ata që kanë plotësuar numrin maksimal të pikëve, 40 të tilla.

Top Channel