Transaksione të dyshimta, hetohet 62-vjecari
06/05/2014 00:00
Dy transaksione të dyshimta kanë vënë nën hetime nga strukturat e krimit ekonomik një 62-vjeçar nga Shkodra.
Transaksionet kapin vlerën e 75 mijë dollarëve. Policia nisi hetimin pas njoftimit nga ana e bankës, pasi nuk kishte fakte bindëse mbi origjinën e parave.
Aktualisht 62-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, po hetohet në gjendje të lirë.
Sipas ligjeve në fuqi, punonjësit e bankave janë të detyruar të njoftojnë menjëherë policinë kur vihën në dijeni të transaksioneve bankare të dyshimta, burimi i të cilave nuk është bindës.
Në një rast të tillë, pak javë më parë po në Shkodër u bllokuan 300 mijë dollarë të një shtetasi serb.
Top Channel