Bushati nuk ndalet as pas shkarkimit

06/05/2014 00:00

Endira Bushatit nuk ndalet edhe në ditën që teknikisht ajo rezulton e shkarkuar si kryetare e AMA-s pasi Komisioni Parlamentar i Medias nisi procedurat e zëvendësimit të 4 vëndeve vakante në AMA, përshi kryetaren.

Top-Channel ka mësuar se pasditen e të martës, vetem pak ore pas vendimit te Komisionit të Medias, zonja Bushati ka njoftuar anëtarët e mbetur të AMA Zylyftar Bregu, Sami Neza dhe Suela Mustën për një mbledhje të AMA-s paraditen e të mërkurës.

Thirrja e kësaj mbledhje shkon përtej cdo caku ligjor pasi zonja Bushati që prej ditës së sotëme nuk e mban postin e kryetares së AMA-s.

I pyetur nga Top Channel në lidhje me këtë nënkryetari i Komisionit të Medias Alfred Peza deklaroi se në relacionin që i është paraqitur dhe është miratuar në Komision, nga prilli 2013 deri tani për shkak të mbarimit të mandatit të saj si anëtare dhe për rrjedhojë edhe paligjshmërisë si kryetare e AMA-s, 13 vendime të marra nga AMA nën drejtimin e zonjës Bushati janë të paligjshme.

Aq më tepër, shtoi zoti Peza, nga moment që ne flasim, pas miratimit në Komisionin e Medias të vakancës për vendin e kryetarit, cdo mbledhje dhe cdo vendim tjetër i zonjës Bushati është jo vetëm i paligjshëm, por më shumë se kaq.

Zonja Bushati, e mbylli prononcimin e tij, nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, të vetmen detyrë tani ka dorëzimin e detyrës së kryetarit të ri që do të zgjidhet nga Kuvendi.

Top Channel