Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, përpara studentëve ushtarakë që
nisen për trajnim në Gardën e Neë Jersey-t nderoi Ditën e Dëshmorëve, në
Shqipëri.
Me nje shprehje te presidentit Wilson ai i kerkoi studenteve shqiptare te bejne me te miren per vendin e tyre.
“Presidenti Wilson, një mik i shqiptarëve, është shprehur se ju nuk jeni ketu per te nxjerre jetesen, ju ndodheni ketu per t’i mundesuar botes, per te jetuar ne nje vizion me te madh e me nje fryme me te shkelqyer shprese dhe arritje. Ju jeni ketu per te pasuruar boten. Presidenti ëilson po fliste per nje perkushtim, me te madh se vetvetja, ate të shërbimit vetëmohues dhe te shpreses, per nje te ardhme me te mire. Ky perkushtim i dedikohet atyre qe dhane jeten per lirine e vendit dhe kjo ne Shqiperi shenohet si Dita e Deshmoreve. Ndersa kjo dite kishte fillimisht si qellim te nderonte Qemal Stafen dhe per rrjedhoje edhe te gjithe te rënët ne Luften e Dyte Boterore, lista e deshmoreve te Shqiperise eshte rritur me sherbimin e vendit tuaj si aleat i NATO-s ne Afganistan”, u shpreh ambasadori Arvizu.
Gjeneral Jeronim Bazo dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shprehen besimin e suksesit te ketyre studenteve, por i kujtuan atyre, sa i rendesishem eshte ky trajnim per te ardhmen e Forcave te Armatosura.
“Hera e parë që kjo sallë po përdoret për një ngjarje të tillë, si kjo e sotshmja, që është unike, do të thoja, sikundër e tha edhe ambasador Arvizu, është unike edhe për SHBA-të, për Gardën e Neë Jersey-t që përkrah për herë të parë një program të tillë, por njëkohësisht është unike edhe për ne, për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që për herë të parë dërgon një grup kaq të madh oficerësh për të përgatitur në këtë nivel”, tha Bazo.
“E vecanta e këtij grupi është prania e vajzave, gjë, e cila është realisht shumë inkurajuese. Urime të gjithëve për cka keni mbërritur deri tani! Dëshiroj t’ju uroj suksese edhe në fazën e dytë përgatitjes tuaj, fazë që do ta nisni, besoj shumë shpejt! Duhet të bëni më të mirën, me qëllim që të përfitoni sa më shumë nga ky program dhe nga dijet që do të merrni në Shtetet e Bashkuara për t’i vënë ato në shërbim të vendit”, u shpreh ministrja Kodheli.
Ambasadori amerikan Arvizu tha se grupi i studentëve shqiptarë, do të quhet “Shqiponjat e Zeza 1”.
Top Channel