Ndahet nga jeta Amik Kasoruho

05/05/2014 00:00

Ndahet nga jeta ne moshen 82-vjecare perkthyesi, shkrimtari e publicisti
Amik Kasoruho, pasi prej kohesh vuante nga nje semundje e rende ne
mushkeri.

Ai u lind ne Tirane ne vitit 1932, ndersa ne moshen 17-vjeçare u arrestua dhe u denua me 10 vite burg. Nderkaq i ati, Qemal Kasoruho, pushkatohet pa proces, vetem 5 dite pas arrestimit, bashke me 21 intelektuale te tjere. Pas burgut, bashke me familjen Amik Kasoruho jetoi per 27 vite ne internim. Perkthimi nisi ne burg per ta shoqeruar ate si profesion gjate gjithe jetes se tij, krahas krijimtarise origjinale dhe publicistikes.

Amik Kasoruho perktheu ne shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins e shume shkimtare te tjere te njohur. Ai eshte fitues i çmimit special te jurise ne konkursin ‘Eks & Tra’ per shkrimtaret emigrante ne vitin 1999. Ndersa ne vitin 2000 u nderua me çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” per mirembajtjen e revistes italo-shqiptare te arberesheve “Katundi Yne”.

Letersia, eseistika dhe publicistika e tij me e rendesishme mbetet ne veprat “Midis burgut dhe drites”, “Çmimi i nje endrre”, “Fluturimi i gjate i nje ore” si edhe “Nje ankth gjysmeshekullor – Shqiperia e Enver Hoxhes”. Vitet e fundit ka botuar ne Kosove romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perendive”.

Top Channel