Një nëpunës i policisë në Stokholm i ka dërguar aksidentalisht një pako me lëndë narkotike ambasadës shqiptare në Suedi. Ndërkaq, ai tha se dërgesa ishte nisur për një laborator të mjekësisë ligjore.
Policia pas verifikimeve arriti në konkluzionin se personi në fjalë kishte 7 vite eksperiencë në shpërndarjen e pakove me kanabis.
I pari që ra në kontakt me këtë porosi ishte shoferi i ambasadës, i cili u shpreh se e kishte vënë re pakon e cila ishte shumë më e madhe sesa posta normale, por megjithatë ia kishte dorëzuar ambasadorit.
Brenda paketës, ata gjetën dy qese të mëdha plastike me mbishkrimin “kanabis” dhe tre qese të vogla ku ishte shkruar thjesht “pluhur”. Pasi u bë denoncimi, prokurori i çështjes vendosi të mos ngrejë padi.
“Duke pasur parasysh faktin që institucionet përkatëse suedeze kanë kërkuar ndjesë tashmë për këtë gabim, ne e konsiderojmë incidentin të mbyllur dhe nuk kemi komente të tjera mbi këtë çështje”, ishte reagimi që erdhi nga zëdhënësja e ambasadës shqiptare në Suedi.
Top Channel