Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Një grua në Peru thotë se është personi më i moshuar në botë dhe për ta vërtetuar këtë ka një kartë identiteti.
Filomena Taipe Mendoza është 116 vjeç dhe tregon se sekreti i jetëgjatësisë së saj është qumështi i deles dhe mishi i dhisë.
E moshuara ka kaluar të gjithë jetën e saj në Ande dhe ka mbetur e ve në moshë shumë të re dhe me 9 fëmijë për të ushqyer.
Ajo nuk është larguar kurrë nga fshati i saj i vogël dhe “sekreti” iu zbulua kur duhet të tërhiqte një dokument të ri pensioni. Ministria e Zhvillimit e Perusë prodhoi kartën e re të identitetit që tregon se zonja Mendoza ka lindur më 20 dhjetor 1897.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë gruaja amerikano-latine është 2 muaj e gjysmë më e vjetër se mbajtësja e rekordit aktual, japonezja Misao Okaëa, e cila ka lindur më 5 mars 1898.
“Jetëgjatësia ime vjen nga një dietë natyrale. Gjithmonë ha patate, bizele, mish dhije dhe pi qumësht deleje. Cdo gjë që gatuaj e marr nga kopshti. Kam pasur jetë të vështirë dhe kam punuar shumë për të rritur e vetme 9 fëmijët e mi. Vetëm 3 prej tyre janë gjallë tani”, thotë Filomena.
Top Channel