Nju Jork, metroja del nga binarët
03/05/2014 00:00
Një incident ka ndodhur në metronë e Nju Jorkut, ku një tren ka dalë nga binarët në linjën Woodside, në lagjen e njohur Queens.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat citojnë disa dëshmitarë që flasin për të paktën katër të plagosur lehtë. Incidenti ka ndodhur në linjën F, ajo që duke kaluar në tunelin poshtë East River lidh Queens dhe Downtown Manhattan dhe përfundon në lagjen Brooklyn.
Në momentin e incidentit në tren udhëtonin rreth 1 mijë pasagjerë, njoftojnë më tej mediat amerkane. Ata kanë përjetuar disa momente frike për shkak të tymit të shkaktuar nga dalja nga shinat, por evakuimi është kryer me qetësi absolute.
Top Channel