Kryqëzime në Siri

03/05/2014 00:00

Organizata të të drejtave të njeriut prej muajsh kanë lëshuar alarmin për abuzimet me të drejtat e njeriut në Siri, por së fundmi dëshmitë që vijnë prej andej janë me të vërtetë tmerruese.(KUJDES! IMAZHE TE RENDA)

Raportime nga terreni flasin për kryqëzimin e dy të rinjve të krishterë në rrethinat e Damaskut. Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut thotë se njëri nga të rinjtë është qëlluar me një plumb në kokë dhe më pas është vendosur në një kryq nga rebelët ekstremistë të Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një fraksion i lidhur me Al Kaedan që luftohet si nga forcat e presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe nga rebelët laikë të Ushtria e Sirisë së Lirë.

Trupi i pajetë i të riut është shfaqur në rrugët e Raqqa-s me mbishkrimin: “Ky person refuzoi islamin”. Besohet se në total janë kryqëzuar rreth 9 persona në Siri, ndërkohë që qindra të tjerë që kanë kundërshtuar ekstremistët e ISIS janë ekzekutuar në mënyrë demonstrative në publik.

Dy ditë më parë të paktën 18 persona, përfshirë 11 fëmijë janë vrarë në dy sulme vetvrasëse në provincën siriane të Hamas, raportoi media shtetërore lokale. Sipas njoftimit, “shpërthimet terroriste” u regjistruan në Xhibrin, në veri-lindje të qytetit të Hamës dhe në lokalitetin tjetër Al Humeiri. Fshatrat në fjalë janë nën kontrollin e forcave të qeverisë.

Sulmet vijnë disa ditë pasi shumë persona u vranë dhe plagosën në shpërthime të ngjashme në zonat e kontrolluara nga qeveria në qytetin e Homsit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel