Një ballkon në 400 km lartësi

02/05/2014 00:00

Një ballkon i vendosur në 400 kilometra lartësi. NASA hodhi online linkun për të ndjekur drejtpërdrejtë pamjet që mbërrijnë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar…dhe për më tepër, në cilësinë maksimale.

Eksperimenti “Earth High Definition Viewing” nisi më 30 prill. Falë katër telekamerave në cilësinë maksimale që ofron teknologjia HD të vendosura në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, gjithkush mund të futet në linkun e publikuar nga NASA për të ndjekur drejtpërdrejt panoramën e mrekullueshme që ofron planeti ynë nga 400 kilometra distancë.


Live streaming video by Ustream

Top Channel