Slask Wroclaw dhe Zaglebie Lubin janë dy skuadra polake që po luftojnë në ndeshjet e fundit të kampionatit për të mbijetuar mes më të mirëve.

Të shtunën këto dy skuadra u përballën me njëra-tjetrën. Në shkallët e stadiumit tifozët vendas ishin të paktë, po aq të paktë edhe miqtë, por shumë herë më të zjarrtë. Në një moment të takimit tifozët miq nisin trazirat në shkallët e stadiumit dhe nga portat hyrëse dalin disa policë për të vënë qetësinë.

Njëri prej tifozëve i hipur mbi kangjella mbante në duar një fishekzjarr të ndezur. Në një moment njëri prej policëve mendoi se tifozi përbënte kërcënim dhe vendos ta spërkatë me spray pa i bërë mirë llogaritë.

Spray i përdorur në të tilla raste është tejet i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe i rënë në kontakt me fishekzjarrin që tifozi mbante në duar “e përcëllon” atë. Fatmirësisht për tifozin e Zaglebie-s, flak zgjati një fraksion sekonde, të mjaftueshme vetëm sa për “t’i hequr” vetullat dhe një pjesë të flokëve, por pa dëmë shëndetësore.

Sa për informacion takimi përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel