Një shtetas shqiptar 50 vjec u arrestua prej policisë greke në Kapshticë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas policisë së Follorinës,50-vjecari u arrestua prej autoriteteve në kohën që merrte në dorëzim prej një kompanie korriere sasinë prej 25 kilogramësh heroinë të cilën në vazhdim e dërgonte në Shqipëri.
Prej hetimeve rezultoi se gjatë ditëve të fundit, 50-vjecari kishte dërguar në Shqipëri edhe dy sasi të tjera,12 dhe 23kilogramë heroine.
Autoritetet greke thanë se lënda narkotike vinte nga Turqia dhe dërgohej nëpërmjet Kapshticës në Shqipëri dhe në vazhdim dërgohej në Itali.Policia greke deklaroi se 50-vjecari, emri i të cilit nuk bëhet publik ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpolit pasi ai akuzohej për tregti narkotikësh në Itali.
Top Channel