Delegacion i KLD-së në Kosovë

25/04/2014 00:00

Ministri i Drejtësisë i Kosovës,  Hajredin Kuçi është takuar me një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, të kryesuar nga Zëvendëskryetari Elvis Cefa.

Gjatë takimit palët kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të caktuara brenda sistemit gjyqësor, me qëllim të luftës ndërshtetërore dhe ndërkombëtare kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha dukurive tjera negative.

Po ashtu, temë e takimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave dhe eksperiencave në mes të dy vendeve me qëllim të krijimit të një sistemi gjyqësor të standardëve ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryetari i KLD-së së Shqipërisë Elvis Cefa ka thënë se në Kosovë është krijuar një klimë e mirë që gjyqësori të punojë në mënyrë të pavarur.

Ndërsa, ministri Kuçi ka folur në këtë takim me anëtarët e KLD-së për infrastrukturën ligjore të standardëve ndërkombëtare që sipas tij e ka krijuar Kosova si dhe për krijimin e kushteve të mira për punë për sistemin gjyqësorë ku ka thënë se kanë bërë ngritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Top Channel