Tiranë, grabitet një argjendari

22/04/2014 00:00

Një argjendari e ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës ka rënë pre e grabitjes paraditen e së martës.

Dy persona, që mbanin kaska motoçiklete në kokë, nëpermjet kërcënimit, kanë mundur të marrin nga argjendaria bizhuteri, vlera e të cilave sipas vlerësimit paraprak shkon deri në 4 milionë lekë të vjetra.

Pas grabtijes dy autorët janë larguar me një motor. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e autorësisë së kësaj grabitjeje dhe përvec pyetjes së punonjësit të argjendarisë, ka nisur edhe verifikimin e kamerave të sigurisë të argjendarisë, por edhe të bizneseve të tjera që ndodhen aty pranë.

Sipas të dhënave paraprake, grabitja ka ndodhur në pak sekonda, ndërsa autorët janë larguar të pashqetësuar edhe pse argjendaria ndodhet në një rrugë që ka shumë lëvizje dhe ndodhet përballë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Top Channel