Shkodër, përurohet rruga e Gjuhadolit

22/04/2014 00:00

Gjatë përurimit të një rruge e cila është rehabilituar me fondet e Bashkimi Europian në qytetin e Shkodrës, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi la të kuptohet se rruga e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat  dhe më pas anëtarsimi në BE është i sigurtë.

Ne fjalen e tije ambasadori i BE se Ettore Sequi u shpreh se duke investuar ne te kaluaren investojme ne te ardhmen. Ambasadori i BE-së leshoi sinjale pozitive per te ardhmen e Shqiperise ne BE.

Ndersa Ministria e Kultures Mirela Kumbaro e pranishme ne kete aktivitet u shpreh se Ministria e Kultures dhe qeveria e re do ta kete Shkodren ne vemendjen e saj per ta bere dhe me te bukur.

Me nje fond prej  800 mije euro te Bashkimit Europian, Ministrise se Kultures dhe Bashkise se Shkodres eshte bere i mundur rikonstuksioni i rruges se Gjuhadolit ne Shkoder nje nga rruget me te  vjetra dhe karakteristike  te qytetit.

Ne kete rruge 450 metra te gjate eshte ndyrhyre ne fasada, trotuare, ndricim dhe me kryesorja rruga eshte shtruar me kalldrem duke i dhene pamjen e nje rruge pedonale me vlera historike dhe kulturore.

Top Channel