Pastrimi, një apel në Ditën e Tokës

22/04/2014 00:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministri i Mjedisit Lefter Koka, në një takim me nxënës të shkollave, ka sqaruar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet mjedisi shqiptar që është i cënuar jo vetëm nga erozioni, por kryesisht nga mbetjet, shumica e të cilave janë pasojë e mungesës së edukatës së qytetarëve.

“Kamionistët të cilët duhet të bëjnë transportimin e mbetjeve, nuk preferojnë t’i depozitojnë tek vendi i caktuar i depozitimit të mbetjeve, por meqë ndodhen në buzë të lumit, i shkarkojnë aty. Këto mbetje shkojnë në det dhe ne turpërohemi me vendet fqinje pasi bidonat përfundojnë atje”, tha ministri.

Zoti Koka ka sqaruar rëndësinë e ndarjes së mbetjeve në burim dhe të procesit të riciklimit të mbetjeve, duke kërkuar ndihmën dhe vëmendjen e brezit të ri.

Ministri i Mjedisit tha se deri në fund të prillit, nëse përfaqësuesit e pushtetit vendor nuk kanë marrë masat e duhura, do të aplikohen gjoba.

Top Channel