Bozdo: Rama ka bllokuar buxhetin

22/04/2014 00:00

Cdo projekt investimesh në territorin e kryeqytetit, sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo është bllokuar qëllimisht nga qeveria.

Të martën nenkryetari i Bashkisë u ndal në rrugën Nikolla Lena në kryeqytet në njësinë bashkiake nr.7 nga ku akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar qëllimisht buxhetin e bashkise duke luajtur, sipas Bozdos, me cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kjo rrugë lidhëse midis segmentit të ‘Myslym Shyrit’ dhe Rrugës së Kavajës, sipas nënkryetarit Bozdo, pret prej 4 muajsh nisjen e investimit prej 117 milion lekë, gjë që është e pamundur, sic tha ai, për shkak të bllokimit të buxhetit.

Bozdo bëri thirrje për zhbllokimin e buxhetit ndërsa tha që krahas rehabilitimeve urbane në disa pjesë të qytetit janë bllokuar projekte të rëndësishme, sic janë punimet në bulevardin e ri, shpronësimet për varrezat etj.

Top Channel