Gjyqtari Pojanaku mbetet në burg

20/04/2014 00:00

Gjykata e Korçës ka lënë në burg gjyqtarin e akuzuar për korrupsion Dhimitër Pojanaku.

Në një seancë që ka zgjatur për thuajse 1 orë e gjysmë, organi i akuzës ka kërkuar dhënien e masës së sigurisë “arrest në burg” për 57-vjeçarin, duke bërë një kronologji të veprimeve që çuan në arrestimin e gjyqtarit të Pogradecit.

Sipas akuzës, gjyqtari u kap pas denoncimit të shtetases R.B, e cila e ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën prej 45.000 lekësh gjyqtarit për të mbyllur një çështje.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka pretenduar se Pojanaku ka marrë shumën e lekëve pasi ajo është qiraja që avokatja e shtetases në fjalë i paguan atij çdo muaj në bazë të një kontrate që ata kanë për ambientin e saj të zyrës, i cili është në pronësi të gjyqtarit.

Pasi ka shqyrtuar faktet, gjykata ka vendosur që 57-vjeçari të lihet në burg.
 

Top Channel