Bushati viziton Turqinë

18/04/2014 00:00

Turqia është një nga vendet që shpreh interesin e lartë për investime në Shqipëri. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili priti në takim shefin e diplomacisë sonë, Ditmir Bushati, deklaroi interesin e lartë të vendit të tij për të investuar në Shqipëri.

Erdogan, i cili shprehu dëshirën për një vizitë në një kohë shumë të afërt në vendin tonë, ra dakort me ministrin Bushati për zbatimin e projekteve konkrete  në fushat e infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit.  

Ministri Bushati informoi Kryeministrin Erdogan për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe parashtroi pikëpamjet e Qeverisë shqiptare për nxitjen e projekteve strategjike në rajon, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.

Më herët Ministri i Jashtëm u prit nga homologu i tij turk Davutoglu. Kreu diplomacise turke shrehu gadishmërinë për ndërtimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve, të bazuara në miqësinë dhe lidhjet tona tradicionale, tashmë kanë fituar një dimension të ri.

Top Channel