Nigeri, 70 të vdekur në sulmin ndëretnik

13/03/2014 20:00

Të paktën 60 persona mbetën të vdekur në një sulm të ndërmarrë në shtetin e Katsinës, në veriperëndim të Nigerisë, informuan zyrtarë dhe dëshmitarë për mediat ndërkombëtare.

Dy persona të armatosur rëndë, në drejtimin e dy motorçikletave mbërritën në disa fshatra, duke hapur zjarr e vrarë kë të mundnin.

Nga dyshimet e para besohet që agresohët janë barinj të etnisë Fulani, të cilët kanë një histori të gjatë konflikti me fermerët vendas.

Sipas policisë, ky sulm nuk është i lidhur me aktivitetin e grupit terrorist të Boko Haram, i cili ka tronditur në mënyrë të vazhduar këtë rajon.

Militantët, të ndodhur në veri të vendit janë bërë përgjegjës së fundmi për dhjetëra përgjakje të ndodhura në shtetin më të populluar afrikan.

Ata janë përgjegjës për të paktën disa mijëra të vdekur, që prej fillimit të një lufte ndaj shtetit në vitin 2008, me qëllim themelimin e një shteti islamik në veri të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA