Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se…
Kryeministri italian Matteo Renzi ka propozuar një paketë gjithëpërfshirëse të shkurtimit të taksave, një përpjekje kjo për të ringritur ekonominë e vendit.
Në konferencën e tij të parë, ai theksoi se paketa nuk do të shkelë kufijtë e deficitit buxhetor të Bashkimit Evropian. 39-vjeçari tha se axhenda e tij ishte më ambiciozja, që Italia ka parë ndonjëherë.
“Kjo është një nga reformat më të mëdha fiskale, që mund të imagjinohet”, iu tha ish-kryetari i Bashkisë së Firences gazetarëve, pas një mbledhje të qeverisë për të miratuar masat e reja.
Italia po lufton për të dalë nga recesioni i saj më i gjatë, që nga koha e pasluftës, dhe kryeministri Renzi e ka bërë të qartë se krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, në vend të politikave të kursimit, do të jenë fokusi i qeverisë së tij.
Kryministri italian tha se detajet e shkurtimeve të taksave do të përcaktohen në dokumentin vjetor të qeverisë dhe do të bëhet publik muajin e ardhshëm. Renzi e bëri të qartë se qëllimi i këtyre masave është që deficiti buxhetor të mos rritet, duke insistuar se ai do të qëndrojë nën tavanin prej 3% të GDP-së së BE-së. Italia aktualisht është duke synuar për të mbajtur deficitin në 2.5%, nga 3% që ishte në vitin 2013.
“Ne do të respektojmë angazhimet tona evropiane”, tha Renzi, duke shtuar se ai pret që BE të marrë parasysh përpjekjet e Italisë. Ai tha se shkurtimet e taksave do të financohen nga reduktimet në shpenzimet e qeverisë qendrore, huamarrjes shtesë dhe nga rënia e kohëve të fundit në kostot e huamarrjes së Italisë.
Më parë, gjatë këtij muaji, Bashkimi Europian e ka vënë Italinë në listën e vëzhgimit, së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë, si vende me pabarazi të mëdha makroekonomike, për shkak të produktivitetit të ulët dhe borxhit të lartë.
Top Channel