Zvicra heton vajzën e presidentit uzbek

12/03/2014 15:35

Prokurorët zviceranë nisën një hetim mbi dyshimet e pastrimit të parave ndaj Gulnara Karimovës, vajzës së madhe të presidentit të Uzbekistanit.

Në një deklaratë, prokurori i përgjithshëm informoi se Gulnara ishte tashmë pjesë e një hetimi, në të cilin edhe katër shtetas uzbekë të tjerë janë të përfshirë.

41-vjeçares Karimova iu hoq imuniteti diplomatik vitin e shkuar, pasi u largua nga pozicioni i të dërguarës uzbeke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Një biznesmene dhe këngëtare në vendin e saj, Karimova besohet se kontrollon një numër të gjerë interesash në Republikën e Azisë Qëndrore, ku babai i saj Islam Karimov drejton për më shumë se dy dekada.

Prokuroria zvicerane gjithashtu informoi se 41-vjeçarja është vënë nën hetim që prej Shtatorit 2013 dhe se është ndjekur me vëmendje në aktivitetet e realizuara në vilën e saj në Cologny, pranë Gjenevës.

Top Channel