Senati akuzon CIA-n për përgjim

11/03/2014 18:15

Kreu i Komitetit të Inteligjencës së Senatit akuzoi në mënyrë publike CIA-n për ndërhyrje në kompiuterat e përdorura nga stafi i Kongresit.

Senatorja Dianne Feinstein deklaroi nga Senati se aktivitete të tilla mund të kenë minuar kuadrin ligjor kushtetues të qeverisë.

“Nuk kam ndërmend ta kaloj lehtë”, tha  Feinstein në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se CIA mund të ketë shkelur ligjet federale nëpërmjet sjelljes së saj.

Një grup i brendshëm pune është ngritur tek CIA, për të hetuar vërtetësinë e akuzave të Senatit.

Megjithatë, drejtori i CIA-s, John Brennan, mohoi akuzat me të cilat u përball institucioni i tij.

“Mund t’iu garantoj se CIA nuk është duke spiunuar Senatit në asnjë lloj forme”, tha ai për një program të “MSNBC”.

Top Channel