Sprova e re Rusi-Perëndim

02/03/2014 16:25

Kjo po shndërrohet me shpejtësi në krizën më të rëndë mes Rusisë dhe Perendimit, prej konfliktit të shkurtër 5 ditor mes Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008.

Lufta perfundoi me tërheqjen e Gjeorgjisë dhe Rusia mori kontrollin e plotë dy enklavat gjeorgjiane, me shumicë rusishtë-folëse. Osetia Jugore dhe Abkazia-fill pas kësaj beteje- u njohën nga Moska si shtete, megjithese efektivisht janë protektorate të Rusisë.

Në analizën e tij “Lojërat e Fatit të Moskës me Ukrainës”, analisti i BBC-se për cështjet diplomatike Xhonatan Markus shkruan se “Perëndimi, me të gjithë dënimet mbeti një spektator, në anë të konflikti”.

Drama në Krime është i një domethënie tërësisht tjeter. Nëse do të shndërrohet në një betejë në shkallë të gjerë i vullneteve të Moskës dhe Kievit, pasojat mund të jenë të paimagjinueshme- më e keqja- shkruan Xhonatan Markus- provokim i një lufte te rende civile brenda Ukrainës, paqëndrueshmëri në kufijtë e Europës dhe trashëgimi te rende mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe Perendimit dhe mund të ketë pasoja në disa probleme ndërkombëtare, nga Siria deri në fatin e programit bërthamor të Iranit.

Ajo që në në shumë mënyra është mbresëlënëse, është sesa e parashikueshme ishte sjellja e Rusisë, e nxjerre direkt nga libri i skenareve post-sovjetike. Sa do të flitet për një pushtim të mundshëm rust ë Krimesë, faktet në terren janë të tillë që tregojne se Rusia -gjerësisht- ka atje kontroll te plote. Baza e Flotës Detare Ruse në Sevastopol i jep Moskës të gjithë pushtetin për të trembur trupat ushtarake te Ukraines dhe ruset jane mbështetur nga një njësi të vogla specialistesh, ditet e fundit.

Ka rreziqe të medha për Rusinë, që për momentin qendron mbi uje nga cmimet e larta të naftës dhe gazit, por është tejet e cënueshme nga luhatjet në tregun e energjisë. Rusia e ka ripozicionuar veten si një aktor diplomatik në arenen nderkombetare jo vetem duke iu referuar rolit të saj të rëndësishëm, megjithese jot ë padebatueshem, në krizën siriane.

Xhoanatan Markus i BBC-se ben një pyetje: A është Zoti Putin gati ta vendosë këtë pozicion ndërkombëtar në rrezik? Në kontekstin e Ukrainës, ndersa po shpaloset me shpejtesi në një krizë me tonet e tensioneve te Luftes se Ftohte, realiteti i vështiresive të Ukrainës shembet perpara nje te vertete te thjeshte.

Ukraines i duhet nje ndihme e madhe ekonomike. Kjo nuk mund te vije vetem nga Rusia.  Do te ishte nje peshe e rende, rreth qafes se ekonomise ruse. Cdo zgjidhje ekonomike do te perfshinte edhe institucionet nderkombetare financiare dhe qeverite perendimore gjithashtu.

Në analizen e tij, Markus shkruan se Uashingtoni dhe Bashkimi Europian mund te krijojne nje politike me mbeshtetese ndaj autoriteteve te reja  te Kievit. Por presidenti rus-perfundon analisti i ceshtjeve diplomatike te BBC-se levizi i pari per te siguruar interesat e Rusise, me shpresen për të garantuar se Moska do të vazhdojë të luajë një rol kyc, për ti dhene forme te ardhmes politike te Ukraines….

Top Channel