Kryeministri Edi Rama, i cili duket se ka në fokus kryesor thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri u takua për herë te dyte brenda pak javesh me sipërmarrës dhe investitorë italiane.
Gjate qendrimit ne Rome, kryeministri Rama e prezantoi Shqiperine si vendin me avantazhe te rendesishme fiskale, qe lehtesojne dhe favorizojne biznesin.
“Në sektorin e manifakturës jemi duke përgatitur një tjetër paketë speciale me të tjera incentiva. Ne kemi shumë nevojë për ta zhvilluar këtë sektor pasi kemi nevojë për më shumë vende pune. Gjatë prillit do të miratojmë ligjin mbi investimet e huaja në Shqipëri dhe një prej gjërave që duam të bëjmë është krijimi i një sporteli të vetëm për investitorët e huaj. Kjo do të thotë se pavarësisht nga fakti se duan të investojnë në turizëm, transport në energji apo në telekomunikacion sipërmarrësit do të paraqiten në një sportel të vetëm, do vënë në dispozicion idenë e tyre dhe më pas është një rrugëtim i mirëpërcaktuar nga ligji”, premtoi kryeministri Rama.
Me idene se Shqiperia duhet konsideruar si porta e nje tregu te madh rajonal, kryeministri Rama i siguroi investitoret italiane edhe per mbeshtetjen e qeverise shqiptare ne realizimin e cdo projekti qe krijon zhvillim dhe punesim ne rajonin e stabilizuar te Ballkanit.
“Ne jemi vendi më i afërt me Italinë dhe një portë e Ballkanit. Me marrëveshjen e paqes mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve praktikisht mori fund historia e konflikteve në Ballkan. Tani të gjithë e kanë kuptuar se të vetëm mund të bëjmë pak, persa i takon projekteve madhore si pershembull te ndertojne me buxhete lokale hekurudha apo autostrada të nivelit europian. Unë mendoj se të gjithë kolegët e mi që udhëheqin vendet e tjera të rajonit janë shumë të disponueshëm për të punuar së bashku për të mirëpritur, mirëpranuar dhe për të mbështetur sipërmarrje që duan të investojnë në këtë drejtim”, shtoi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama e zhvilloi kete takim ne rome, pasi mori pjese ne punimet e Kongresit zgjedhor të Partisë Socialiste Evropiane, nje rast i mire ky per t’u takuar me disa lidere europiane, si edhe me kryeministrin e sapozgjehdur te itsalise, mateo renzi, i cili udheheq te majten italiane.
Nën logon “Drejt një Europe të re”, Kongresi diskutoi lidhur me riorganizimin e partive të majta perpara zhvillimit te zgjedhjeve per Parlamentin Europian.
Keto zgjedhje mbahen ne fund te muajit Maj dhe nese e majta europiane rezulton fituese, ajo mund te zgjedhe edhe presidentin e komisionit europian. kandidat per postin me te rendesishem politik te bashkimitti europian, te majtet europiane zgjodhen Martin Shultz, aktualisht presidenti i Parlamentit Europian.
Top Channel