NY, shkatërrohet banda e fuoristradave

01/03/2014 00:00

Policia amerikane ka shkatërruar një organizatë kriminale, që në Nju Jork dhe rrethina vidhte makina, kryesisht të tipit fuoristradë, për t’i shitur më pas në vendet e Afrikës lindore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave policia ka arrestuar rreth 30 persona, si dhe ka rekuperuar 160 automjete të vjedhura gjatë operacionit të saj.

Autoritetet deklaruan se 27 nga 160 automjetet ishin vjedhur teksa pronarët ishin në drejtimin e tyre, me hajdutët që nën kërcënimin e armëve i detyronin të zbrisnin.

Skenari i kësaj ngjarjeje është i ngjashëm me atë të filmit “Gone in 60 Seconds”, me Nicholas Cage dhe Angelina Jolie, që drejtojnë një bandë grabitësish automjetesh.

Top Channel