Yanukovych: Unë, i vetmi president!

28/02/2014 08:20

Presidenti i shkarkuar i Ukrainës nuk e njeh qeverinë e re, të përfaqësuar sipas tij “nga fashistë të mbështetur nga perëndimi” dhe kërkoi shpërndarjen e menjëhershme të qeverisë dhe trupave të armatosura që patrullojnë rrugët.

Në një konferencë për shtyp në qytetin rus të Rostovit, të nisur në orën 14:00, Yanukovych theksoi: “Parlamenti Ukrainas është i paligjshëm dhe unë vazhdoj të jem presidenti i ligjshëm i Ukrainës. Zgjidhja e vetme është respektimi i marrëveshjes së arritur më parë me opozitën, për formimin e një qeverie të përbashkët që do të udhëheqë vendin deri në ndryshimet e ardhshme kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme”.

Në një konferencë për shtyp të karakterizuar nga tone shumë të ashpra, Yanukovych thirri: “Njërëzit e armatosur duhet të largohen. Ne duhet të ofrojmë jetë normale për të gjithë ukrainasit, duhet të kemi paraysh interesin e të gjithë ukrainasve dhe sot vendi po drejtohet nga një pakicë fashistësh që nuk përfaqësojnë askënd. E gjithë kjo situatë është krijuar si rezultat i mbështetjes së verbër të perëndimit për këta protestues, por Ukraina është një vend i fortë dhe do të gjejë rrugën e saj”.

I pyetur në konferencën për shtyp nëse është i turpëruar për diçka, Yanukovych tha: “Jam i turpëruar dhe dua të kërkoj falje në radhë të parë të gjithë veteranëve, ukrainasve për atë që ndodhi në Ukrainë, për faktin që nuk kisha aq shumë fuqi për të mbajtur stabilitet dhe lejova këtë paligjshmëri që po ndodh tani në vend”.

Megjithatë, pjesa më e rëndësishme e fjalimit të presidentit të shkarkuar javën e shkuar nga parlamenti erdhi kur ai u pyet për situatën e krizës që po ndodh në Krime. “Unë nuk do të kërkoj për mbështetje ushtarake nga asnjë vend. Ukraina është një shtet i vetëm dhe qëndrimi im është që ai duhet të vazhdojë të mbetet i tillë. Ju garantoj se unë do të rikthehem në Ukrainë në momentin më të parë që do të kem garanci për sigurinë time. Por Rusia nuk mund të injorojë se cfarë po ndodh në një partner të madh si Ukraina. Moska duhet të përdorë të gjitha mjetet për të ndalur gjakderdhjen dhe terrorin, por jam kategorikisht kundër cdo ndërhyrjeje në Ukrainë dhe Ukraina duhet të qëndrojë një vend i bashkuar”, th ai.

Gjithashtu, Yanukovych shpjegoi edhe arsyet se përse ai u largua që në krye të herës nga Ukraina. “Nuk u arratisa nga Ukraina, por jam zhvendosur përkohesisht pasi i shpëtova një atentati në makinen time ndërsa po udhëtoja nga Kievi në Kharkov. Automjeti im u qëllua me armë automatike dhe ata që duan vrasjen time vazhdojnë të më ndjekin. Megjithatë, unë nuk kam frikë!”.

Yanukovych tha se nuk e ka takuar ende presidentin Putin dhe shtoi se “duke e njohur karakterin e presidentit rus, ndjehej i habitur nga fakti që ai ende nuk ka reaguar zyrtarisht për atë cfarë po ndodhë në Ukrainë.  Yanukovich komentoi edhe akuzat e ngritura kundër tij duke thënë se asnjëherë nuk i ka dhënë urdhër policisë për të qëlluar ndaj protestuesve, por shtoi se policia ka përdorur të drejtën e vetëmbrojtjes. Presidenti i rrëzuar u ndal edhe tek pasuria e tij dhe shkurtimisht tregoi historikun e vilës luksoze që qarkulloi në media fill pas rrëzimit të tij. “Ju e dini shumë mirë që atë banesë e kam patur para se të bëhesha president, që nga 1999. Kam shpenzuar gjithcka duke e blerë atë trual për shumën prej 250 mijë dollarësh.

Ai kërkoi ngritjen e një grupi hetimor të pavarur për nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve të dhunës së shkaktuar. “Duhet të ketë një hetim të pavarur me pjesëmarrjen e qeverisë, opozitës dhe Këshillit të Europës”, tha ai.

Yanukovich theksoi se zgjedhjet presidenciale të fiksuara në 25 Maj janë të paligjshme dhe se partia e tij do t’i bojkotojë, pasi zgjidhja e vetme është marrëveshja e arritur më parë mes palëve dhe e pranuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

I pyetur per lirimin e Tymoshenkos,Yanukovych theksoi: “Akuzat kriminale ndaj saj ishin te gjitha te provuara. Nje gjykate ukrainase vendosi per kete dhe kushtet e saj per te ne burg ishin ekskluzive. Vendimi se si u burgos ishte i ligjshem dhe se si u lirua jo, edhe pse une nuk kam pasur kurre asgje personale ndaj saj. Por, marreveshja qe ajo nenshkroi ishte ajo qe e denoi dhe Ukraina humbi mbi 20 miliarde dollare dhe Tymoshenko e di shume mire. Se cfare do te ndodhe me te ne te ardhmen? Kete do ta vendosin njerezit e Ukraines nepermjet votes se tyre”.

Krime, rusët pushtojnë aeroportet

Përshkallëzohet situata e tensionit në Ukrainë 

Dy aeroportet kryesore të krahinës ukrainase të Krimesë janë pushtuar
gjatë orëve të natës nga njerëz të armatosur me uniformë të ushtrisë
ruse.

Lajmi u komunikua nga Ministria e Brendshme e Ukrainës, e cila shtoi se po shqyrton përgjigjet e mundshme që mund të ndërmarrë ndaj kësaj krize.

Rusia ka mohuar qe te jene ushtare rus ata qe kane kryer kete aksion, por nderkohe gjate dites, nje parti ruse paraqiti ne Parlament nje projektligj qe e ben me te lehte per territoret e reja qe t’i bashkohen vendit ne te ardhmen.

Aktualisht, mbeten të pushtuar aeroportët e Sevastopolit dhe Simferopolit.


Ruse etnike kerkojne bashkimin me Rusine ne Simferopol, Krime


Pasi javën e shkuar, Parlamenti i Ukrainës votoi për të shkarkuar presidentin prorus, Viktor Yanukovych, banorët e Krimeas, shumica rusë etnikë po mbajnë manifestime masive në të cilat kërkohet bashkimi me Federatën Ruse.


Flamuri rus valevitet nga dita e enjte mbi godinen e Parlamentit te Krimese, krahine autonome me shumice ruse brenda Ukraines

Ditën e enjte, qeveria lokale u rrëzua dhe një nacionalist rus u zgjodh në krye të qeverisë autonome të Krimesë, një lëvizje që ka acaruar së tepërmi situatën tepër delikate në rajon.


Nderkohe ne Kiev, trupat ushtarake patrullojne rruget

Gjendja është edhe më e rëndë pasi pranë kufijve të Ukrainës, Rusia po zhvillon një stërvitje të gjerë ushtarake, në të cilën është e përfshirë një e pesta e të gjitha forcave të “Ushtrisë së Kuqe”.


Nje mbeshtetes i qeverise Ukrainase debaton me nje efektiv policie

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë paralajmëruar Moskën se çdo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë do të ishte e papranueshme dhe se do të përballej me një reagim të ashpër ndërkombëtar.


Ne foto, marre nga “BBC”, rajoni i Krimese ne harten e Ukraines dhe poshte, godina e parlamentit, e pushtuar nga ruset etnike ne kryeqendren rajonale te Simferopolit

Megjithatë, tensioni mbetet tepër i lartë, edhe sepse Yanukovych duket se po mobilizon mbështetësit e tij nga Rusia, kur të enjten ai deklaroi për mediat se vazhdon të jetë president i ligjshëm i Ukrainës, duke mosnjohur autoritetet e përkohshme që e zëvendësuan.


Diten e enjte, mbeshtetes te qeverise Ukrainase dhe separatiste ruse u perleshen midis tyre ne rruget e Simferopolit, kryeqendres rajonale te Krimese

Gjatë ditës së premte, Yanukovych është lajmëruar se do të dalë në një konferencë për shtyp, në të cilin do të saktësojë shumë qëndrime të tij.


Nje protestues me flamurin rus ne nje tank sovjetik, relike e Luftes se Dyte Boterore

Ky qëndrim vjen ndërsa një prej veprimeve të para të qeverisë provizore ishte shpallja e një mandati arresti ndaj ish-presidentit.

Me 60% ruse, 25% ukrainas dhe 12% te popullsise tartare, gadishulli i Krimese ishte pjese perbere e Rusise deri ne vitin 1954, kur ne kuader te nje ndarje te re administrative Krimea i kaloi Ukraines, atehere Republike brenda unionit.

Top Channel