Emigrantët shpërthejnë kufirin

28/02/2014 00:00

Mbi 200 emigrantë nga Afrika Nën-Sahariane mundën të hynin në territorin spanjoll të Melijas, i cili ndodhet në brigjet veriore të Afrikës së Veriut që ndan kufirin me Marokun, duke kaluar gardhin kufitar.

Zyrtarët raportuan se ata qëlluan me gurë, shkopa dhe shishe policinë. Këtë muaj ka patur një vërshim të emigrantëve në Melija dhe Theuta, një tjetër qytet spanjoll në Afrikën Veriore.

Kalimi i gardhit ndodhi në orën 06.00 me orën lokale në Ben Enzar, një pikë kalimi në kufirin mes Spanjës dhe Marokut.

Gazeta spanjolle “El Pais” shkruante se emigrantët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Kameruni dhe Guinea, këndonin triumfatorë ndërsa dërgoheshin në qendrën e pritjes në Melija.

Siç raporton BBC, me shumë gjasa ata do të dëbohen nga Melija sepse qendra e pritjes është e mbipopulluar. Drejtori i saj, Karlos Montero tha se, “Ajo ka një kapacitet për 480 persona, ndërsa aty aktualisht ndodhen 1.300”.

Më 6 shkurt, të paktën 14 emigrantë u mbyten ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Theuta me not. Dy territoret spanjolle janë shndërruar në një magnet – shkruan BBC – për të gjithë ata emigrantë që kërkojnë azil në Europë.

Top Channel