Mbetjet spitalore rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, pasi ato
vazhdojnë të hidhen në kazanet e mbetjeve urbane apo dhe në ambiente të
hapura.

Poliklinika, spitale, klinika dhe laboratore private nuk shpenzojne per te pasur teknologjinë e duhur për përpunimin e tyre apo t’i dergojne ato ne subjektet e licensuar për këtë qëllim, por i bien shkurt duke i hedhur ne kazanet me te afert te mbetjeve urbane, te cilat me pas dergohen ne landfillin e Sharres.

“Poliklinat dentare që janë me shumicë në Tiranë lidhin kontratën sa për të kaluar rradhën dhe më pas e quajnë të mbyllur. Në 1500 subjekte që janë të licensuar nga Ministria, 15-20 prej tyre janë të ndërgjegjësuar”, thotë Anastas Pelcini, pronar i një subjekti privat.

Ne Qendrën Spitalore Universitare prodhohen 75-80 mbetje spitalore te rrezikshme  perfshire dhe ato te mprehta, te cilat perpunohen ne hidroklaven e QSUT-së, ndersa 5 tonë mbetje spitalore anatomike dergohen per t’u perpunuar pranë një subjekti privat te licensuar per përpunimin e tyre.

Të njejten gje duhet te bejne dhe subjekte te tjera qe prodhojne mbetje spitalore, por dikush per mungese fondesh e dikush tjeter per te abuzuar me fondet e destinuara per kete qellim kanë gjetur menyra primitive pa marrë parasysh riskun  ne shendtetin e qytetareve .

Nisur nga kjo gjendje katastrofike e mbetjeve spitalore Ministria e Mjedisit para nje jave ka nisur nje aksion per displinimin e tyre. Por nëse ky aksion do te bazohet ne kontrollin e te pasurit te nje kontrate me subjektin e licensuar për përpunimin e mbetjeve spitalore do të jetë i dështuar, pasi shpesh subjektet spitalore lidhin kontraten, por nuk e zbatojnë atë, duke mos dorëzuar të gjithe sasine reale të mbetjeve spitalore qe prodhojne.  

Top Channel