Të pakënaqur me mbishkimin në anglisht të emrit të Skëndërbeut në bustin e tij në qendër të Londrës, persona ende të paidentifkuar kanë mbivendosur shëmtuar në bustin e tij një pllakë tjetër me emrin e shkruar në gjuhën shqipe.
Kjo çmenduri “folklorike”, duket se nuk ka marrë parasysh asnjë normë estetike apo arkitekturore, por autorët janë mjaftuar me mbivendosjen e kësaj pllake, duke u përpjekur të mbulojnë emrin e mëparshëm.
Por as kësaj nuk ia kanë dalë, pasi një pjesë e shkronjave mbeten sërish të dukshme, duke e kthyer bustin në një monument tërësisht të përçunduar.
Burime nga Ambasada Shqiptare në Londër thonë se ndërkohë është hapur një proces hetimi dhe se me çështjen po merret Policia Metropolitane.
Vendojsa e këtij busti me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ishte frut i një pune intensive disa mujore e Ambasadës Shqiptare në Londër, Këshillit të lagjes Westminster, që mbulon qendrën e kryeqytetit, e ndihmuar intensivisht nga miku i dëshmuar i Shqipërisë, zoti David Lloyd.
Skulptura është vepër e aritistit tashmë të njohur, autor i Statujës së Skëndebeut në Klivlend, i statujës së Mbretit Zog në Tiranë, apo edhe i monumentit të Skëndërbeut në Miçigan, Kreshnik Xhiku.
Vendosja e emrit në anglisht është bërë pas një konsulte të gjatë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës dhe institucione të tjera të shtetit shqiptar.
Top Channel