Champions, bastet: Reali kalon Barçën

29/01/2014 19:00

Bajerni i Mynihut mbetet në krye të favoritëve për të fituar një titull të dytë radhazi në Champions League, por pas bavarezëve Reali zëvendëson Barcelonën si skuadra e dytë me më shumë shanse për titullin.

Forma e mirë e treguar nga skuadra e Ancelottit gjatë Dhjetorit dhe fillimit të Janarit ka bërë që kompanitë kryesore të basteve të rikonsiderojnë shanset e madrilenëve, të cilën vlerësohen tashmë me një koefiçent prej 5,5 për titullin.

Barcelona, nga ana e saj ka zbritur në kuotën e 6,0, ndërsa Bajerni kryeson me 3,25, sipas një prej shtëpive kryesore të basteve në botë, “Bet and Win”.

Chelsea, Manchester City ndjekin në këtë renditje të vlerësuar me koefiçent 13, pasuar nga Paris SG, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid me 15.

Shumë më pak gjasa për fitoren besohet të kenë Manchester United (17), Arsenali me koefiçent 29 dhe Milani, që sipas bastexhinjve mund të fitojë titullin një herë në 51 raste.

Olimpiakosi grek është skuadra e fundit me më pak shanse, ndërsa një euro vendosur për ta, në rast fitoreje do të prodhonte 401 euro fitime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA