Al-Khelaifi: E pamundur blerja e Messit

29/01/2014 00:00

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain, ka mohuar se ka pasur kontakte me Messin apo Barcelonën duke përgënjeshtruar zërat e një interesimi për yllin argjentinas.

Në një intervistë të publikuar për ‘Le Parisien’, Al-Khelaifi tha se “kurrë nuk ka pasur kontakte me lojtarin apo klubin”.

“E di që për momentin është e pamundur të blejmë Messin”, theksoi presidenti i PSG-së. Këtë gjë e përsëriti në një intervistë tjetër për ‘L’Equipe’. Kur u pyet nëse kishte mundësi që një ditë të blinte yllin argjentinas, ai tha: “Nuk ka asnjë mundësi.”

‘L’Equipe’ kishte publikuar javën e kaluar se presidenti i klubit francez kishte kontaktuar me babain e Messit. Gjithashtu, bënte të ditur se Al-Khelaifi i kishte kërkuar mendim për blerjen e madhe dy yjeve të skuadrës Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA