Çokollata që po çmend Korenë e Veriut

28/01/2014 16:30

Dy Koretë mbeten të ndara dhe teknikisht në luftë për shkak të ideologjive të ndryshme që i komandojnë, por përveçse janë pjesë e të njëjtit komb, koreanët ndajnë midis tyre edhe dashurinë për çokollatën.

Në një reportazh të “CNN” u zbulua se si çokollatat e kaluara ilegalisht për në Veri, ku shiten në tregun e zi, janë shndërruar në një burim fitimi kolosal për prodhuesit jugorë dhe të gjithë personat e përfshirë në këtë tregti të paligjshme.

Në Korenë e Veriut, ku çokollata i rezervohet vetëm elitës politike dhe ushtarake të vendit si një mall luksi, shitja e këtyre pakove të biskotave me çokollatë bëhet për 10 dollarë, ndërsa vlera e tyre e vërtetë është gjysmë dollari.


Cokollatat e tregtuara ne Korene e Veriut per 20-fishin e cmimit te tyre

Në një prej vendeve më të varfëra dhe të izoluara të botës, çmimi bëhet edhe më “i kripur”, nëse merr parasysh se një pako e tillë kushton sa paga e një jave punë.


Nje raft i zakonshem ne nje dyqan ushqimor ne Korene e Veriut

Në shtetin diktatorial, pagat variojnë nga 50-200 dollarë në muaj, por të etur për pak ëmbëlsi në jetët e tyre të zymta, koreanoveriorët bëjnë sakrifica të pabesueshme për një pako të thjeshtë me çokollatë, diçka që mund të gjendet lehtësisht në të gjithë raftet e dyqaneve në pothuajse çdo vend tjetër të botës.


Kufizimet ushqimore nuk vlejne per kreret e shtetit qe mund te hane gjithcka deshirojne. Ne foto, diktatori Kim Jong-un

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA