Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vuçiniç, refuzoi një ofertë konkrete të Zenit të Shën Pjetërburgut, pasi dëshiron që të vazhdojë të luajë në Serinë A.
Mediat italiane shtuan se 30-vjeçari refuzoi me bindje këtë propozim pasi vazhdon të shpresojë tek mundësia e kalimit tek Interi.
Vuçiniç kërkon të kalojë në një klub tjetër ku mund të luajë me vazhdimësi dhe ndonëse këmbimi i tij me Guarin u anullua në momentin e fundit nga Interi, skuadra e Milanos vazhdon të ruajë kontakte me Juventusin për kartonin e malazezit.
Megjithatë, nëse ky transferim nuk do të verifikohet, Vuçiniç do të vazhdojë të ketë disa alternativa të mira për të luajtur jashtë Italisë.
Për sulmuesin, besohet se ekziston interesimi i dy klubeve londineze, i Arsenalit dhe Tottenhamit, si dhe i Monacosë në Francë.
Top Channel