Bushati, tur diplomatik në rajon

24/01/2014 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati çeli turin e takimeve në rajon me
vizitën në Malin e Zi, ku duket se dy kanë qenë qëndrimet konkrete:
hapja e pikës kufitare në Zogaj dhe bashkëpunim më i mirë me faktorin
shqiptar në vend.

Ne keto çështje dhe me gjere ne rritjen e bashkepunimit ne permiresimin e jeteses se popujve ne dy anet e kufirit, ishte fokusi i takimit me homologun malazez, Igor Lukshiç.

“Me kënaqësi konstatohet se jemi në të njëjtën gjatësi vale sa i takon zhvillimit të korridorit Adriatiko-Jonian. Diskutuam për projekte të tjera infrastrukturore që do të lidhnin më tej dy vendet tona. Jam inkurajuar nga konfirmimi që mora nga ministri i Jashtëm Lukshiç, për vullnetin e palëkundur të Qeverisë malazeze për të bashkëpunuar me faktorin politik shqiptar këtu, për arritjen e zgjidhjeve të pranueshme konsensuale në frymën e parimeve të Europës së bashkuar”, tha Bushati.

Pyetjes se Top Channel per kerkesen qe bejne prej 17 vitesh shqiptaret e Tuzit per marre statusin Komune, ministri i Jashtem Malazez  deklaroi se zgjidhja do te jete e shpejte dhe konsensuale.

Shefi i diplomacise shqiptare u prit edhe nga Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic, ku Shqiperia si vend anetar i NATO-s i garantoi fqinjit mbeshtjen per procesin integrues ne kete strukture .

Viziten ne Malin e Zi, numri nje i Ministrise se Jashtme e mbylli me drejtuesit e partive politike shqiptare atje, te cilet vazhdojne te vuajne nje perçarje te thelle, duke u shumëfishuar ne parti dhe zvogeluar forcen e faktorit shqiptar ne Mal te Zi.

“Ne jemi vendi amë dhe do të kemi marrëdhënie e vëllait për vëllanë, por jo një marrëdhënie guvernanti. I takon shqiptarëve të Malit të Zi të vendosin për mënyrën se si do t’i cojnë përpara të drejtat e tyre dhe përfaqësimin e tyre politik në institucionet e Malit të Zi. Përsa i takon Shqipërisë ne nxisim dialogun politik ne nxisim një faktor shqiptar që të jetë me koheziv dhe nxisim një zgjidhje konsensuale të tyre me autopritetet e Malit të Zi”, tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA