F1, Force India prezanton makinën e re

22/01/2014 00:00

Sahara Force India është ekipi i parë i Botërorit të Formulës 1 që prezanton njëvendëshen e re me të cilën do të garojë në vitin 2014. Bëhet fjalë për makinën VJM07. Përveç ngjyrës së bardhë, të gjelbër dhe portokalli, njëvendëshja e re do të ketë edhe ngjyrën e zezë.

Vijay Mallya, përgjegjësi i skuadrës, tha se e zeza i jep një pamje më të egër makinës: “Donim që makina e re të përcillte një egërsi më të madhe tek kundërshtarët. Gjatë dimrit kemi punuar shumë në aspektin teknik dhe komercial. Kur themelova ekipin, fillimisht doja vetëm të prezantoja një makinë indiane në garat e Formulës 1, ndërsa tani po punojmë për një zhvillim global të saj.”

Vijay theksoi gjithashtu se rregullorja e re e Formulës 1 do të jetë një sfidë e madhe për Force India, por nënvizoi se është krenar me punën e zhvilluar nga të gjithë punonjësit e skuderisë.

“Do të jetë interesante të shohim sesi do të interpretohen rregullat e reja. Për momentin është e pamundur të parashikosh se cila skuderi do të paraqitet më mirë”, tha Vijay.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA