Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Përpara lidereve europiane dhe pretendimeve të tyre se Turqia duhët të respektojë normat demokratike për të pretenduar afrimin me BE-në, Reccep Tayyip Erdogan i mbrojti masat e ashpra të ndërmarra ndaj policisë e gjyqësorit.
Udhëtimi i parë në 5 vjet i kryeministrit turk drejt Brukselit erdhi në një moment tensionimi të marrëdhënieve me bllokun europian, pasojë e spatrimeve në radhët e policisë të urdhëruara prej tij, si dhe përpjekjeve për të shtuar kontrollin e qeverise turke mbi gjykatat.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso i kujtoi Erdoganit se respektimi i ligjit dhe pavaresise së gjyqësorit janë parime themelore të demokracise dhe kritere kyçe për anëtarësim në bllokun 28 anëtarësh.
“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Turqi, ashtu si shume të tjerë në Bashkimin Europian. i kemi ndjekur me kujdes zhvillimet atje dhe ia percolla drojen tonë kryeministrit Erdogan, si mik i sinqerte dhe si partner”, deklaroi Barroso.
Shefi i krahut ekzekutiv të BE-së sqaroi më tej se kishte marrë prej kryeministrit turk garanci që synon t’i zgjidhe këto shqetesime sa me parë.
Erdogan dha edhe sqarimin e tij për situatën: “Gjyqësori nuk duhet të shkojë përtej misioneve dhe mandatit të tij të përcaktuar. Kjo është ajo çfare bëjme ne turqit; çdo gjë tjeter që degjoni eshte keqinformim. Ka njerez te interesuar ne kete proces, te cilet edhe mund te nisin e te leshojne pretendime te rreme apo te perpiqen ta bejne turqine te duket ndryshe nga c`eshte ne te vertete”.
Këmbanat e alarmit në Bruksel gjëmuan më teper nga projektligji i partise ne pushtet “AK”, i cili i jep qeverise turke kontroll me te madh ne caktimin e gjykatesve dhe prokuroreve.
Prpjekjet e zgjatura te Turqise per t`iu bashkuar bllokut moren hov ne fund te vitit te kaluar kur Ankaraja dhe Brukseli nisen bisedimet mbi nje kapitull te ri politikash ne negociatat e aderimit.
Por, shqetesimet qe kane ngjallur zhvillimet e fundit ne Bruksel rrezikojne ta rikthejne situaten ne vendnumero. Ankaraja i nisi ne 2005-sen negociatat e anetaresimit ne Bashkimin Europian, 18 vjet pas procesit te aplikimit.
Top Channel