Truri ngadalësohet nga mbingarkesa

21/01/2014 16:15

Nëse kjo teori do të ishte e vërtetë, atëherë truri i njeriut nuk do të kishte asgjë të ndryshme nga një kompiuter, të paktën në mënyrën e tij të funksionimit.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Tybingenit në Gjermani, truri i të moshuarve nuk ngadalësohet si rrjedhojë e procesit degjenerues të plakjes, por për shkak të mbingarkesës me informacion.

Një teori e tillë e krahason trurin me një kompiuter, memoria e të cilit është mbushur pothuajse plot, çka e ngadalëson atë në proceset e tjera.

Ajo që bënë kërkuesit e këtij universiteti ishte të simulonin kapacitetet konjitive të trurit në dy kompiutera të ndryshëm, të programuar për t’i ngjasuar një adoleshenti dhe një të moshuari.

Përfundimi i arritur ishte se ndërsa “truri” i moshuar punon më avash si rrjedhojë e mbingarkesës, ai është më i fortë dhe paraqet një inteligjencë më të lartë.

Pa dyshim, një studim i tillë vlen kur të dy kompiuterat u vendosën në një ambient të njëjtë, çka do të thotë se ai përjashton rastet kur në moshën e tretë shfaqen sëmundje neurodegjeneruese si alzheimeri, parkinsoni apo skleroza, të cilat godasin rëndë kapacitetin e trurit për të mbledhur dhe përpunuar fakte e informacion të ri.

“Truri i të moshuarve është më i ngadaltë, por më i fuqishëm. Megjithatë, duhet kuptuar se ai nuk është më i ngadaltë për shkak të plakjes, por sepse i duhet të përballet me një grumbullim informacioni shumë më të madh”, tha Micheal Ramscar, një prej autorëve të këtij studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA