Peshon tre kilogramë e gjysmë dhe quhet Francesco foshnja e lindur në qytezën e Rietiti nga një murgeshë me origjinë nga Salvadori.
Ajo ishte drejtuar në spital duke u ankuar për dhimbje të forta stomaku dhe kur mjekët i patën bërë diagnozën, kishte dhimbje sepse ishte në fund të shtatzënisë, ajo pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të gjendjes së saj dhe se shtatzënia ishte e pamundur sepse ajo është murgeshë.
Në spitalin e Rietit ajo është mbajtur sa më larg syve të kuriozëve dhe të shtypit dhe është ndihmuar nga lehonat e tjera të repartit. Ato i kanë dhënë veshje për fëmijën e për vete. Mendohet se ajo do të kujdeset personalisht për të birin.
Autoritetet kishtare bëjnë të ditur se ky është një rast i paprecedentë dhe se nuk parashikohen ndëshkime, përveç largimit të saj nga instituti fetar ku jetonte. Por kjo nuk do të thotë që murgesha, aq më shumë që është e huaj nuk do të ketë ndihmë.
Kryebashkiaku i Rietiti deklaroi se në rast nevoje do të organizohen nisma solidariteti. Por edhe përfaqësues të lartë të Kishës Katolike bënë të ditur se mbi të gjitha do të mbizotërojë mbështetja dhe ndihma, aq më shumë që bëhet fjalë për një jetë të re që ka ardhur në botë.
Top Channel