Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë, çfarë rrezikon SHBA dhe Izraeli “Closer”, jo vetëm nuk tërhiqet përballë nisjes së procedurave ligjore nga aktorja Julie Gayet, por në numrin e fundit të saj ka botuar një tjetëer artikull therës për 41-vjeçaren dhe presidentin francez, Francois Hollande, ku pretendon se lidhja mes tyre vazhdon prej dy vjetësh.
Revista ka nxjerrë në dritë të tjera detaje të romancës, që – siç thotë, – ka nisur gjatë garës presidenciale në 2012-n.
Shefi i Elizesë, sipas tabloidit, ka përdorur një apartament të dytë në perëndim të Parisit, për takimet e fshehta me aktoren.
Çifti, – shkruan “Closer”, – kalonte shpeshherë fundjavat në jug të vendit, ndërsa Hollande nxirrte justifikime njëri pas tjetrit, për të shmangur pushimet në Greqi me partneren e tij, Valerie Trierweiler, në mënyrë që të udhëtonte i qetë me zonjushën Gayet, jashtë kryeqytetit.
49-vjeçarja Trierweiler vazhdon të mbetet në spital, pas tronditjes që pësoi nga lajmi i marrëdhënies së fshehtë të Hollande.
Edhe pse ishte presidenti, ai që kërcënoi i pari se do ta hidhte revistën në gjyq për ekspozimin e aferës, këtë hap e ndërmorri Gayet, e cila pretendon nga “Closer” plot 50,000 euro për dëme morale dhe 4,000 të tjera si kosto ligjore.
Nëse 41-vjeçarja fiton, revistës do t’i duhet ta publikojë vendimin e gjykatës në faqe të parë.
Top Channel