Një grush shteti i dështuar u regjistrua ditën e hënë në shtetin më të ri të botës, në Sudanin e Jugut.
Trupa të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar u përpoqën të rrëzonin qeverinë e ligjshme të presidentit Salva Kiir nëpërmjet armëve, duke sulmuar institucionet në kryeqytetin Juba gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ushtria e vendit të formuar pas referendumit në të cilin shumica dërrmuese e sudanezojugorëve votuan pro shkëputjes nga Sudani në Korrik 2011 arriti të zmbrapste këtë sulm pas disa orësh shkëmbimi të ashpër zjarri.
Në një konferencë për shtyp, presidenti Kiir deklaroi se autoritetet e kanë situatën nën kontroll, në të njëjtën kohë në të cilën shpalli një gjendje shtetrrethimi gjatë orëve të mbrëmjes në të gjithë shtetin.
Në fjalën e tij, presidenti nuk përcaktoi një bilanc të këtyre luftimeve, që dyshohet t’i kenë shkaktuar vdekjen dhjetëra civilëve e ushtarëve të palëve ndërluftuese.
Top Channel