Korçë, në radhë për kolaudimin
03/12/2013 00:00
Menaxhimi i kontrollit teknik të automjeteve ka ndryshuar, por radhet e gjata në pritje nuk u larguan.
Në Qarkun e Korcës është vetëm një qendër për kontrollin e mjeteve dhe ajo i shërben gjithë qarkut, duke përfshirë edhe rrethin e Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit.
Radha për të bërë kolaudimin e mjeteve nis natën dhe kjo situatë përsëritet pothuajse cdo vit në këtë sezon. Për të plotësuar detyrimin ligjor, shumë persona duhet të qendrojnë edhe një ditë të tërë në radhë për të kryer këtë shërbim kontrolli për mjetet.
Pas kamerave drejtuesit e mjeteve pohojnë se puna në këtë pikë kryhet me ritme të ngadalta cka i penalizon ata për të kryer brenda afatit kontrollin e detyrueshëm teknik të mjetit.
Top Channel