Kontrollet e ushtruara në rajonin krom-mbajtës të Bulqizës sa i takon zbatimit të detyrimeve kontraktuale të subjekteve të licencuara dhe sidomos për kushtet e sigurisë në punë për minatorët, ishin cëshjet e biseduara mes Damian Gjiknurit Ministri i Energjisë dhe Industrisë gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj dhe Taf Koleci.
Në këndvështrimin e përfaqësuesve të sindikatës, shqetësimi i vetëm i punëtorëve që kanë nisur një grevë urie, ka të bëjë me çështjen e trajtimit me pagesë për periudhën gjatë të cilës subjektet e penalizuara do të jenë në kushtet e pezullimit të aktivitetit prodhues.
Përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe të Sindikatës së Minatorëve do të jenë paraditen e të mërkurës, në Bulqizë për të zhvilluar një takim me minatorët e ngujuar në grevën e urisë.
Top Channel