Bulqizë, greva e urisë

03/12/2013 00:00

Në ditën e dytë të grevës së urisë së 70 minatorëve të Zonës D të minierës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy minatorëve grevistë.

Grevisti Mojsi Roçi ka përfunduar në Spitalin e Bulqizës pasi ka shfaqur shenja të vjellash, dhimbje barku dhe luhatje tensioni.

Ndërkohë një tjetër grevist, Bexhet Xheka vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, por vijon të qëndrojë i ngujuar brenda ambienteve të grevës.

Minatorët grevistë thonë se nuk do të largohen nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ata thonë se nuk do ta ndalin grevën pa marrë garanci për rikthimin e tyre në vendet e punës.

Top Channel